E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prostitucion në Durrës, procedohen brazilianet dhe klientët shqiptarë
Flash

Prostitucion në Durrës, procedohen brazilianet dhe klientët shqiptarë

Dy shtetase nga Brazili janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kishin përshtatur një apartament në Durrës për ushtrimin e prostitucionit. Në të njëjtën çështje, Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj dy shtetasve shqiptarë, të identifikuar si klientë.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të fazës së 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale hetimi për një periudhë dyjavore.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Po ashtu, për veprën penale “Prostitucioni”, u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas shqiptarë, E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura për këtë aktivitet, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme: 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë. Gjithashtu u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, tetë aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, të cilin e kishin përshtatur posaçërisht për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.