Protesta e 28 Nëntorit, shpërthejnë kapsollat e para në Sheshin Skënderbej
🇬🇧 Read in EnglishProtesta kombëtare e 28 Nëntorit në kryeqytet ka nisur të shoqërohet edhe me përdorimin e mjeteve piroteknike. Qytetarët e mbledhur në Sheshin Skënderbej kanë hedhur kapsollat e para, ndërsa grumbullimi i pjesëmarrësve vijon në kuadër të tubimit kundër qeverisë.
Hedhja e kapsollave është një nga zhvillimet e para të raportuara nga protesta e sotme, e cila zhvillohet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Tubimi i 28 Nëntorit është thirrur nga studentë, të rinj dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa kërkesat kryesore të protestuesve lidhen me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



