E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e studentëve, dhjetëra protestues të arrestuar dhe proceduar
Lajme

Protesta e studentëve, dhjetëra protestues të arrestuar dhe proceduar

Policia ka arrestuar 56 persona dhe ka nisur procedimin penal për 97 të tjerë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Mes personave të arrestuar janë edhe 16 të mitur, të moshave 15 deri në 17 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë tubimit protestuesit kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe godinave të institucioneve shtetërore.

Përveç përplasjeve, gjatë protestës janë regjistruar edhe dëmtime të pronës publike dhe private. Sipas autoriteteve, janë dëmtuar godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistika rrugore dhe objekte të tjera.

Ndërkohë, protesta është shoqëruar edhe me episode të tjera që kanë nxitur shqetësim publik. Në pamjet e publikuara nga tubimi janë raportuar raste kur efektivë të policisë kanë përdorur forcë ndaj të rinjve dhe studentëve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe trajtimin e protestuesve.

Bilanci i arrestimeve dhe procedimeve penale vjen pas një proteste të tensionuar në kryeqytet, ku përplasjet dhe dëmtimet materiale u shoqëruan me reagime mbi sjelljen e protestuesve, por edhe mbi mënyrën se si policia menaxhoi situatën.

Hetimet dhe procedurat e nisura nga autoritetet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë individuale për incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.