E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat e dhunshme, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Lajme

Protestat e dhunshme, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar presidentit serb Aleksandër Vuçiç të thërrasë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja kryesohet nga vetë Vuçiç, ndërkohë që marrin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Đuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i BIA-s, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Temë tjetër takimi është edhe situata në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe republikën Srpska.

Protestat e dhunshme në Serbi, Presidenti Vuçiç thërret

Në seancën e fundit të mbajtur më 2 gusht, Vuçiç njoftoi se Serbia nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës ndaj presidentit të entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, duke e cilësuar atë si “politik dhe antidemokratik”, dhe duke theksuar se ky vendim rrezikon stabilitetin rajonal.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, nisën pas shembjes së pjesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur zemërimin qytetar kundër korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, kërkoi qetësi dhe respektim të të drejtës për tubime paqësore, duke nënvizuar se “shteti serb duhet të respektojë standardet e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”.

Protestat e dhunshme në Serbi, Presidenti Vuçiç thërret

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.