Protestat në Greqi, ‘paralizohet’ sërish aksi Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet greke, sot nga ora 18:00 deri në 21:00, aksi rrugor Kakavijë–Janinë në zonën e fshatit Kallpaq do të mbetet i bllokuar për shkak të një proteste të organizuar nga fermerët grekë.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë këtij intervali do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve të emergjencave shëndetësore, përfshirë ambulancat dhe mjetet e policisë. Qytetarët dhe shoferët që planifikojnë të kalojnë këtë rrugë paralajmërohen të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin vonesat duke planifikuar udhëtimet në orare të tjera të ditës.
Bllokimi i aksit pritet të ndikojë në trafikun lokal, ndërsa autoritetet greke po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe të udhëtarëve. Policia kufitare paralajmëron se çdo automjet që përpiqet të kalojë gjatë orarit të protestës do të devijohet për të ruajtur rendin dhe sigurinë në zonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



