Protestat/ Partia Demokratike Europiane del me reagimin e fortë
“Shqipëria e Edi Ramës duhet të japë llogari”
Një reagim i fortë ka ardhur nga Partia Demokratike Europiane, e cila ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si janë trajtuar protestuesit në Shqipëri gjatë tubimeve kundër projekteve të zhvillimit në zonat bregdetare.
Në deklaratën zyrtare, theksohet një episod që ka ngjallur reagime të forta, ku një nënë shihet duke mbajtur në krahë djalin e saj me autizëm, mes tensioneve të krijuara gjatë protestës. Sipas partisë, qytetarët që po kundërshtonin projektet në bregdet janë përballur me gaz lotsjellës dhe spraj djegës nga forcat e rendit.
Në reagimin e saj, Partia Demokratike Europiane shprehet:
“Një nënë mban në krahë djalin e saj me autizëm pasi spraji me piper i policisë përfshiu protestuesit që mbronin bregdetin e Shqipërisë.
Pas këtij përqafimi qëndron një zgjedhje brutale politike: qytetarët që kërkonin transparencë dhe mbrojtje të mjedisit u përballën me forcë, ndërsa një zhvillim luksoz i lidhur me Jared Kushner mori mbështetjen e qeverisë.
Shqipëria e Edi Ramës meriton llogaridhënie demokratike, kontroll të pavarur dhe respekt të plotë për protestën paqësore.”
PDE thekson se autoritetet shqiptare duhet të garantojnë standarde më të larta demokratike, duke përfshirë hetime të pavarura dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



