E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestë edhe në Lezhë, disa gjimnazistë bojkotojnë mësimin
Lajme

Protestë edhe në Lezhë, disa gjimnazistë bojkotojnë mësimin

Protesta e të rinjve kundër qeverisë po shtrihet edhe jashtë kryeqytetit. Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke lënë klasat dhe duke iu bashkuar lëvizjes së protestave që ka përfshirë vendin.

Nxënësit janë mbledhur në shenjë solidariteti me protestën e studentëve në Tiranë, ndërsa deri më tani tubimi në qytetin e Lezhës po zhvillohet i qetë. Nuk raportohen incidente apo përplasje gjatë grumbullimit të të rinjve.

Mbetet për t’u parë nëse gjatë orëve në vijim protestës do t’i bashkohen edhe nxënës të tjerë, në një kohë kur pakënaqësia e të rinjve po shfaqet në disa qytete të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.