Protestuesit e revoltuar i vënë flakën godinës së Bashkisë Kurbin
Protestat në Kurbin janë shoqëruar me tensione që në orët e para të ditës së sotme. Një grup protestuesish është mbledhur përpara godinës së Bashkisë, ku situata është përshkallëzuar pas hedhjes së bombave molotov në hyrje të institucionit.
Si pasojë e incidentit, flakët kanë përfshirë një pjesë të hyrjes së godinës së Bashkisë. Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja shënon një tjetër episod të tensionuar gjatë protestave në Kurbin, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe zhvillimet e mëtejshme në zonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



