Protestuesit pushtojnë korridoret e Kuvendit
Protestuesit maqedonas kanë hyrë në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku kanë pushtuar korridoret, derisa një pjesë e madhe e tyre kanë pushtuar edhe dyert e tjera hyrëse, por që po pengohen nga njësitet speciale policore.
Deputetët e maxhorancës së përbërë nga LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar janë mbyllur në sallë dhe janë nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së Kuvendit, por edhe nga forcat policore
Përgjaket Zoran Zaev
Protestuesit të cilët për momentin janë futur me dhunë në ndërtesën e Parlamentit kanë sulmuar dhe gjakosur liderin e LSDM Zoran Zaevin dhe disa deputet të LSDM-së, shkruan Zhurnal.
Ndërkohë që protestuesit sulmojnë dhe gazetarët e pranishëm në ngjarje kurse për momentin kanë arritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë tek ndërtesa e Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




