E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit sulmojnë “Toptanin” dhe thyejnë xhamat
Lajme

Protestuesit sulmojnë “Toptanin” dhe thyejnë xhamat

Protesta në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe dëmtime të pronës private. Këtë herë, në shënjestër të protestuesve është vënë qendra tregtare “Toptani”, e cila është goditur me gurë, duke sjellë thyerjen e disa xhamave të godinës.

Situata është përshkallëzuar kur disa protestues kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e brendshme të qendrës tregtare. Ata nuk kanë arritur të depërtojnë, pasi hyrja është bllokuar nga punonjësit e sigurisë.

Punonjësit kanë dalë edhe jashtë godinës, në përpjekje për të penguar hyrjen e protestuesve dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Sulmi ndaj “Toptanit” i shtohet një serie incidentesh të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet. Më herët, përplasje janë raportuar pranë Kryeministrisë, Piramidës dhe Parlamentit, ndërsa në dalje të Rrugës së Durrësit janë djegur dy kamionçina të Bashkisë së Tiranës.

Tensione janë shënuar gjithashtu përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku janë dëmtuar objekte dhe është bllokuar qarkullimi në disa segmente rrugore.

Ndërkohë, forcat e Policisë kanë vijuar ndërhyrjet në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa raportohen edhe arrestime të protestuesve.

Ngjarjet e fundit tregojnë përhapjen e incidenteve nga institucionet shtetërore drejt bizneseve private, duke shtuar tensionin në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.