Protestuesit thyejnë derën e Prefekturës në Durrës dhe futen brenda godinës
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Durrës është shoqëruar me incidente dhe dëmtime të pronës publike. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, disa protestues kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda ambienteve të institucionit.
Ngjarja ka ndodhur në një klimë të tensionuar, ku tubimi është shoqëruar me akte që kanë prekur si godinat institucionale, ashtu edhe hapësirat publike.
Incidentet pranë Bashkisë së Durrësit
Incidentet kanë vijuar edhe në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit. Protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe pemëve, duke shkaktuar dëme materiale.
Tubimi nisi pasi studentë dhe nxënës të shkollave të mesme bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugët e qytetit për t’iu bashkuar protestës. Marshimi, që fillimisht u zhvillua në akset e Durrësit, u shoqërua më pas me tensione dhe incidente pranë institucioneve publike.
Bilanci i dëmeve ende i pasigurt
Thyerja e derës së Prefekturës dhe zjarret pranë Bashkisë janë ndër episodet e regjistruara gjatë protestës. Ndërkohë, deri më tani nuk ka një bilanc të plotë për dëmet e shkaktuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


