“Provokon” Edi Rama: Basha në çadër deri në vitin 2046
Sot është afati i fundit për regjistrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 18 qershorit, por në një komunikim nga “çadra e lirisë” Basha u tregua i vendosur për ta çuar deri në fudn kauzën e nisur mbi 2 muaj më parë.
Edi Rama pasi tërhoqi kandidatin nga zgjedhjet e pjesshme në Kavajë i la mundësi, si një ultimatum Bashës për tu regjistruar në KQZ datën 7 maj, që i bie dita e sotme.
Por duke parë vendosmërinë e Bashës, kryeministri Rama poston një foto me dixhiturën: Lulzim Basha, viti 2046, pylli i Bedenit, Kavajë (ndërsa e ilustron ende në çadër).

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



