E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse do t’i mbështesim protestat?
OP-ED

Pse do t’i mbështesim protestat?

Këta po vjedhin shumë:

Kanë ndërtuar industri të vjedhjes, sistem të vjedhjes; punon makineria vetë. Vidh lekë këtu, investo në prona e luks jashtë Shqipërisë. Ndërsa brenda Shqipërisë po themelohet aparteidi: raca e pushtetarëve, politikanëve, klientelës, kapove të maskuar si biznesmenë, me prona të vjedhura, makina të shtrenjta, bizhuteri, udhëtime, jetë mondane.

Ndërsa raca tjetër, shqiptari tjetër, mëngjes-drekë-darkë punë dhe nuk i teprojnë lekë as për ta gëzuar familjen e vet me diçka të vogël. Dalin zero me zero, shyqyr që po hamë bukë. Pjesa tjetër pa punë, sepse janë zënë rrugët ku qarkullon leku; deri te sheqeri e uji t’i kanë kapur klientela e tipit Kastrat e Samir, sepse shteti i ka pasuruar me favorizim; janë biznesmenë qeveritarë, arka kursimesh të politikanëve, me të cilët ndajnë lekët. Askush s’mund të na thotë se janë biznesmenë, sepse biznesmeni është diçka krejt tjetër. Këta janë oficerët e qeverive në ekonomi. Këta s’kanë dalë asnjëherë në asnjë lloj tregu për të konkurruar; gjithmonë i ka favorizuar qeveria, si ajo e Berishës, ashtu edhe kjo e Ramës.

Dhe pasi kanë krijuar këtë ferr të poshtër e poshtërues, këta duan t’i thonë botës dhe tentojnë të na bindin neve se punët në Shqipëri po shkojnë mirë. Punët nuk po shkojnë hiç mirë, përditë e më keq, përditë e më aparteid, përditë e më e dhunshme jeta. Përditë e më e pasigurt e nesërmja.

Protesta, rrëmuja, revolta, janë të nevojshme për të treguar se punët nuk shkojnë mirë dhe ne nuk pajtohemi. Pa u rebeluar, pa e përmbysur tavolinën, s’të llogarit askush.

Rruga e vetme efektive është që këta t’i kapë frika; frika prej rebelimit popullor, rebelimit të grupeve të ndryshme dhe segmenteve të ndryshme brenda kësaj shoqërie. Ndryshe nuk marrin vesh; kanë treguar se nuk marrin vesh. Është njëlloj si ajo situata me grupet e garipëve në lagje që ia rrasnin shpullë pas qafe çdo ditë ndonjë djali të urtë, duke thënë: “Hajt se nuk thotë gjë ky.” Ditën kur ai djalë u kthehej ose iu gjuante gur, ose iu bënte rrobat pis, nuk i gjuanin më, sepse thonin: “Lëre, mos i gjuaj, se na kthehet me diçka.”

Kaq e thjeshtë është. Prandaj sot është me çfarë të mundemi, me gur, shishe, dru, ristelë, hekur e çfarë të na kapë dora. Ka pasë thënë bajraktari Ali Ibra në kuvend te Fushat e Bajram Pashës dikur, kur zotërinjtë e Gjakovës i kërkonin të mos rebeloheshin kundër Malit të Zi: “Sa t’jem gjallë, ni pllamë Karadakut nuk ia lëshoj; vetë e marr pushkën, djalit ia jap alltinë, grus ia jap sakicën (spatën), çikës ia jap kmesën…!”

Pra, me çfarë t’na kapë dora; për të mos lejuar aparteid në Shqipëri. Për të mos lejuar dy popuj: popullin pakicë sundues, me vjedhje, me shtet e me politikë, dhe popullin punëtor e hallexhi, që punon si skllav për të paguar taksa, që këta sundues me ato lekë të krijojnë pasuri në Shqipëri e jashtë Shqipërisë. Kaq e thjeshtë është.

Nuk duhet të hiqet dorë nga rebelimi. Përndryshe, këta vazhdojnë si deri sot; as e kanë problem, as kanë sedër, as i vret ndërgjegjja për çfarë po bëjnë.

Duhet Republikë Kushtetuese, e cila shërben për interesat legjitime ekonomike e të sigurisë së kombit shqiptar, jo shtet-kompani aksionare, e cila punon veç për të ndarë dividendë për aparteidin e hajdutëve të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.