Pse Edi Rama nuk ka fuqinë ta shkarkojë Belinda Ballukun?
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lajmit për marrjen nën hetim nga SPAK të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në deklaratën e tij, Bardhi akuzon se kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon dot Ballukun, pasi sipas tij, “janë bashkëpunëtorë në korrupsion”.
Në reagimin e plotë, Bardhi shkruan:
“Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë.
Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.”
Bardhi shton më tej se Rama nuk ka as fuqinë dhe as vullnetin për të vepruar ndaj zëvendëskryeministres së tij:
“Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë.
Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.”
Në fund, kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkon nga SPAK të ndjekë gjurmët e parave të korrupsionit të supozuar në projektin e tunelit të Llogarasë:
“Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.”
Reagimi i Bardhit:
Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.
Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.
Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



