Pse Luana Vjollca shoqërohet me subjekt të SPAK-ut?
Deklarata e fortë e gazetarit Tozaj
Ish-banori i Big Brother dhe gazetari i njohur i showbizz-it, Tozaj, ishte i ftuar në studion e MCN. Me humor, ai u prit me batutën “Erdhi mina me sahat”, të cilën moderatorët e mbështetën plotësisht, duke nënkuptuar reputacionin e tij si “frika e VIP-ave”.
“Edhe kur shkoj në evente, më duhet të maskohem. Më thonë: ‘Nëse ke gjë për mua, ma thuaj që ta rregullojmë bashkë’”, u shpreh ai me ironi, duke treguar se sa i rezervuar është bërë për shkak të raportimeve të tij të fundit.
Në fillim të intervistës, Tozaj u ndal te çështja më e përfolur e ditëve të fundit, përplasja me Luanë Vjollcën, e cila ka angazhuar një avokat për ta paditur për shpifje pas deklaratave të tij se moderatorja ka përndjekur ish-partnerin e saj, Krenar Çoçajn.
“Jam mësuar me telefonata avokatësh dhe nuk e kuptoj në bazë të cilit ligj më marrin,” tha ai.
I pyetur se nga cili avokat ishte kontaktuar, Tozaj u përgjigj:
“Nga avokati i Luanës. I thashë thjesht: Vazhdo me çfarë ke për të vazhduar. Nuk kam frikë, sepse nuk kam thënë asgjë të pavërtetë.”
Ai shtoi se, sipas tij, Luana është e përshtatshme për të prezantuar “Ferma VIP”, por se ka pasur edhe episode “përndjekjeje” ndaj ish-partnerit të saj.
Më tej, Tozaj ngriti dyshime të tjera, duke bërë pyetje publike:
“Para se të merret me gjyq ndaj meje, le t’u japë shpjegim zërave që thonë se është e lidhur me një subjekt të SPAK-ut. Kush ia paguan avokatin? A është e vërtetë që ka lidhje me një person me inicialet A.H., aktualisht në kërkim? Le t’u japë përgjigje këtyre, jo komplimenteve në ekran.”
Për të mbështetur deklaratat e tij, ai u tregoi moderatorëve foto dhe shtoi: “Ne disponojmë edhe video.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



