Pse nuk heton SPAK, Igli Tafën që u emërua kreu i AKSHI-t?
Njeriu i Belinda Ballukut dhe lidhjet me Ermal Berirajn
Ironik është fakti se Igli Tafa, drejtori i ri i AKSHI-t, në minutat e para që ka shkelur në institucionin ku qarkullojnë miliarda lekë, përflitet si emër që endet rreth dosjeve të SPAK.
Ai la postin si drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për t’u emëruar në krye të AKSHI-t.
Por pyetja që shtrohet është pse SPAK nuk e ka përfshirë si person në hetim në dosjen ku përmendet Ergys Agasi.
Dyshimet lindin për shkak të njohjeve të tij të afërta me personazhe kyç të kësaj skeme.
Institucioni që Tafa drejtonte ka pasur lidhje funksionale dhe projekte të përbashkëta me AKSHI-n.
Megjithatë, ai ka mbetur jashtë rrethit të hetimit si figurë anësore.
Në një investigim të Publik.al faktohet se njohjet e tij me Ermal Beqirin janë më të thella nga sa është bërë publike.
Beqiri konsiderohet një nga përfituesit kryesorë të tenderave të infrastrukturës digjitale.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë drejtimit të AKSK-së janë dhënë mbi 1.2 miliard lekë tendera për kompani të lidhura me të.
Këto kontrata e vendosin Tafën në qendër të një rrjeti marrëdhëniesh që shtrihet mes AKSHI-t dhe institucioneve simotra.
Dosja e SPAK përmend episode serioze që përfshijnë Agasin, Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn.
Një prej tyre lidhet me pretendimin për pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe.
Sipas materialeve hetimore, Meçe ishte fitues në disa procedura konkurruese pranë AKSHI-t.
Ai dyshohet se u detyrua të tërhiqej nga garat nën presion.
Ngjarja përmendet si një nga episodet më të rënda në dosje.
Ndërkohë, emërimi i Tafës në krye të AKSHI-t shton pikëpyetjet mbi standardin e përgjegjësisë institucionale.
A ka qenë ai thjesht drejtues teknik, apo pjesë e një zinxhiri vendimmarrjeje më të gjerë?
Fakti që lëviz nga një institucion kyç në një tjetër në kulmin e hetimeve ngre dyshime.
Transparenca mbi marrëdhëniet kontraktuale dhe vendimmarrjet e mëparshme mbetet thelbësore.
Në një kohë kur SPAK heton skema miliona euro, publiku pret përgjigje të qarta dhe jo riciklim emrash në poste strategjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



