E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Rama ‘importon’ nga Kosova vetëm hajdutë?
Lajme

Pse Rama ‘importon’ nga Kosova vetëm hajdutë?

Si ka mundësi që Rama punëson nga Kosova vetëm sojin që kanë probleme në Kosovë????

Liburn Aliu ose ( Agasi) u emërua drejtor i autoritetit portual Durrës i vetmi port i rëndësisë së veçantë i Shqipërisë dhe porti më i madh në vend

Në Kosovë e hetojnë për vjedhjen e miliona eurove për periudhën që ishte ministër i mjedisit në qeverinë Kurti dhe në gusht 2026 e kanë thirrur në prokurorinë e Kosovës ndërsa në 28 tetor 2025 emërohet nga Rama drejtor i Portit Durrës

I njëjti fenomen ndodhi edhe me aguridhën e Gysit Vlora Hyseni ( Agasi) që Kryeministri Kurti me Presidenten Osmani e shkarkojnë ndërsa hajdar-kryeministri Rama e emëron drejtoreshë SHISH për t’i shërbyer krimit dhe për t’i dhënë Andi Haxhiut djalit të Batonit 6000 euro në muaj si “ bashkëpunëtor” i SHISH por në fakt nga bisedat e publikuara kjo ka qenë bashkëpunëtore e Gysit dhe e Batonit

Në fillim të mandatit të dytë 2017-2021 Rama emëroi ministre arsimi një tjetër aguridhe si Besa Shahini dhe ministër të jashtëm një kalama buze-qumësht si Gent Caka vetëm për të treguar se është përtej Shqipërisë si mender lider ose siç thoshte kur paraqiti platformën e tij në kongresin e PS përtej të majtës dhe të djathtës

Në fakt për këtë koha tregoi se nuk ka gënjyer sepse Rama në 13 vite pushtet nuk ka patur asnjë lidhje as me të majtën e as me të djathtën por vetëm me krimin ,bandat ,trafiqet , kanabisin , aruben, gysin dhe ronit

Pra realisht ka qenë me llumin dhe përtej çdo force politike në Shqipëri

Po pse mor hajdar-kryeministër pak Burra dhe Gra me dinjitet, integritet moral e intelektual ka Kosova që zgjedh vetëm letyra të llojit Vlora e Liburn?

A nuk ka PS një njeri për drejtor porti në Durrës që duhet të vinte “ ushtari” i Trendafile Hysenit të Gysit?

Kujt i shërben dhe kujt i ka shërbyer Liburn Aliu në këto 11 muaj si drejtor porti veç hapjes së dyerve për traf iqet e trafikantëve të koordinuara nga koordinatori i Ramës për marrëdhëniet Qeveri-Krim dhe nën monitorimin e SHISH si institucion në shërbim të krimit

SA SHANS QE KE MOR AMAN PËR TË ZGJEDHUR DHE EMËRUAR VETËM FUNDËRRINA NË POSTE KYÇE TË QEVERISË ADMINISTRATËS DHE INSTITUCIONEVE QË DUHET TË RUAJNË SHTETIN!!!!!!

Nga qershori i vitit 1999 kur Kosova krijoi Qeverinë e saj pra në 27 vite vetëm Adri Nurellari dhe Kreshnik Spahiu kanë “ punuar” në Kosovë mesa kam un ifo

A thua të kenë qenë kaq me vlerë sa të jenë “ këmbyer” me klering me të gjithë Vlorat, Liburnat, Besat e Gentat??

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.