Publikohen pamjet nga aksioni për arrestimin e grupit ‘Raja’
Aksioni ‘Rikthimi’: Sekuestrohen qindra mijëra euro, armë dhe makinat luksoze”
Në kuadër të operacionit të koduar “Rikthimi”, policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 10 persona të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.
Të arrestuarit janë:
-
Rexhep Rraja,
-
Përparim Rraja,
-
Gazmir Rraja,
-
Aldo Gjini alias Aldo Iamandi,
-
Jani Çavo,
-
Islam Sefa alias Islam Xaka,
-
Agim Nina alias Lorenc Selmani,
-
Zamir Aliaj alias Zamir Çoku,
-
Sokol Qaja,
-
Marvin Bushati alias Marvin Kopliku.
NJOFTIMI I POLICISE:
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.
Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.
Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



