Publikohet VIDEOJA shokuese e konfliktit në Sarandë
Pamjet tregojnë si nisi përplasja që përfundoi me tre të plagosur
Pamjet e publikuara tregojnë momentet e para të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes së shëtitores. Një debat mes disa të rinjve përshkallëzohet me shpejtësi në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e mjeteve prerëse.
Nga ngjarja u raportuan fillimisht tre të plagosur: vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, si dhe Andi Saliaj. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia njoftoi më pas arrestimin e tre personave të dyshuar, Kamelo Aliajt, Andi Saliajt dhe Eduard Bajramit. Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



