Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në automjet.
Viktima është identifikuar si shtetasi Gentian Lelçaj, 47 vjeç. Dyshohet se Lelçaj i ka dhënë fund jetës ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinë, pranë banesës.
Gardisti është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.