E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Puthi në ballë Erion Veliajn, reagon pas sulmeve Robert Ndrenika
Lajme

Puthi në ballë Erion Veliajn, reagon pas sulmeve Robert Ndrenika

“E kam si djalin tim”

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar publikisht pas komenteve dhe kritikave që pasuan paraqitjen e tij në seancën gjyqësore të Erion Veliaj, ku u pa duke e përqafuar dhe puthur këtë të fundit në ballë, madje duke shprehur gatishmërinë për të vuajtur dënimin në vend të tij.

Në një prononcim për një media, Ndrenika shprehet i habitur nga reagimet, duke theksuar lidhjen e fortë personale që ka me Veliajn.

“Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, u shpreh aktori.

Ai thekson se vendimi për të qenë i pranishëm në gjykatë ishte i menjëhershëm dhe i pandikuar nga të tjerët, duke e konsideruar një veprim që do ta bënte për çdo person të afërt.

“Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë”, tregon Ndrenika.

Duke e cilësuar Veliajn si “bir për shpirt”, aktori nënvizon se mbështetja e tij nuk është e përkohshme, por një qëndrim që do ta mbajë edhe në të ardhmen.

“E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty”, thotë ai.

Sipas tij, lidhjet njerëzore shkojnë përtej familjes biologjike dhe krijohen edhe gjatë jetës, përmes marrëdhënieve të ndërtuara me besim dhe respekt.

“Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit, fëmijët apo motrën e vëllanë. Ka edhe njerëz që i zgjedh vetë rrugës dhe i bëhen të afërt”, shton Ndrenika.

Përveç raportit personal, aktori vlerëson edhe punën e Veliajt si kryebashkiak, duke veçuar një projekt që, sipas tij, ka rëndësi të veçantë për komunitetin artistik.

“Veç të tjerash, Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: një teatër të madh, të bukur dhe modern në qendër të Tiranë, që shpejt do të jetë gati”, thekson Ndrenika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.