Qeveri Teknike apo zgjedhje te parakohshme?!
Përgjimi i botuar nga mediat italiane, ku implikohet personi i Saimir Tahirit, është vetëm një nga shumë përgjimet që presin rradhën të botohen.
Burime tonat kane mësuar se priten shumë shpejt botime të tjera, nga shërbimet greke, holandeze dhe ato britanike. Ku do të ketë emra të tjerë të implikuar nga zinxhiri komandues i niveleve më të larta të Policisë shqiptare.
Këto botime do të shkaktojnë furtuna edhe më të mëdha se kjo që po ndodh për “Çështjen Tahiri”.
Kjo situatë, “do të sjellë shumë shpejt në pikëpyetje serioze jetëgjatësinë e qeverisë Rama2 dhe Shqipëria do të ballafaqohet, brenda Pranverës së ardhshme, me zgjedhje politike të parakohshme”, sepse Opozita do të ketë argumente të plota për ndikimin e rezultatit zgjedhor të Qershorit 2017, nga trafiku dhe trafikantët e drogës…”
Mësohet se kryeministri është duke përgatitur një variant rezervë, për të projektuar një qeveri teknike nr2 PS-PD dhe negociatorët kanë filluar nga puna.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



