E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria merr borxh rekord në valutë 120 ml euro
Publik News

Qeveria merr borxh rekord në valutë 120 ml euro

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë ankandin për shitjen e një obligacioni me vlerë 120 milionë euro, me afat maturimi 2 vjeçar. Ankandi zhvillohet për llogari të qeverisë shqiptare e cila këtë herë po e merr borxhin në euro, duke tentuar ta sigurojë atë nga institucionet financiare, apo dhe individë e të tjerë. Ankandi është jashtë radhës dhe shuma e kërkuar përbën një rekord sa i përket obligacioneve në euro.

Ankandi është parashikuar që të mbahet në datën 6 prill dhe ka një kupon indikativ prej 1.8%.

Kjo është hera e shtatë që Banka e Shqipërisë emeton një obligacion në euro. Ankandi i fundit ishte zhvilluar në 17 gusht të vitit 2017 dhe ishte për një shumë prej 45 milionë eurosh, me një kupon indikativ prej 0.7%.

Në të gjashtë obligacionet e mëparshme në valutë, shuma e shpallur ka variuar mes 25 dhe 50 milionë euro, duke e bërë ankandin e të hënës më të madhin në histori, sa i përket obligacioneve të emetuar në euro.

Ky ankand nuk ishte planifikuar në ankandet e radhës së Bankës së Shqipërisë, e cila i publikon ato sipas një kalendari të caktuar.

Ndërkohë, qeveria ka bërë të ditur nevojat e saj për valutë, por nuk ka specifikuar destinacionet se si do përdoret ky borxh, i cili po merret në një kohë që ekonomia dhe buxheti po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të pezullimeve që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.