E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të
Ekonomi

Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të

Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP). Drafti shfuqizon vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë.

Afatet për dokumentet standarde

Sipas draftvendimit të Këshillit të Ministrave, miratuar këtë të mërkurë, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do të ketë tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e vendimit. Brenda këtij afati agjencia duhet të miratojë dokumentet standarde të koncesionit dhe PPP-ve dhe t’i dërgojë ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Udhëzime të detyrueshme për institucionet

Drafti parashikon gjithashtu që agjencia të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private. Këto udhëzime do të jenë të detyrueshme për t’u përdorur nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatë zhvillimit të këtyre procedurave.

“Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve/partneritetit publik privat, të detyrueshme për përdorim nga çdo autoritet/ent kontraktor gjatë kryerjes së aktiviteteve të koncesioneve/partneriteteve publike private”, thuhet në draft.

Baza ligjore dhe shfuqizimi

Baza ligjore e vendimit të ri është ligji nr. 88/2025, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Në pikën 4 të draftit përcaktohet shfuqizimi i vendimit nr. 575, datë 10 korrik 2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, të ndryshuar.

Hyrja në fuqi

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Zbatimi i tij u ngarkohet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore./Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.