Qeveria pasi largoi shqiptarët dhe i ikën banglandeshasit, kthen sytë nga indianët

Pas largimeve masive të shqiptarëve, qeveria ka nisur me tentativat e dështuara për të manipuluar numrin e popullsisë. Për tu përgatitur për numrin e votave në zgjedhjet e ardhshme, të dhënat e deformuara të Censit nxorën që në Shqipëri jetojnë më shumë se 2 milionë qytetarë.

Por që kjo shifër nuk është reale është reflektuar edhe në mungesën e fuqisë punëtore në shumë sipërmarrje private. Por për të zgjidhur ngërçin e krijuar, qeveria nisi eksperimentet e saj, duke sjellë në vendin tonë të rinj nga Bangladeshi.

Por kjo flluskë u ça shumë shpejt pasi ata e shihnin Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në Europë. Tashmë India po shihet si një burim për gjetjen e punonjësve, eksperimet edhe ky që pritet të zgjasë për një kohë të shkurtër.

Standarti i jetesës në Shqipëri dhe kushtet janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë largime masive të të rinjve dhe plakje të shpejtë të popullsisë. Edhe skandale e një pas njëshme që po plasin si vullkan, është një tjetër faktor. Rasti i Onkologjikut, ku pacientët shiheshin nga mjekët si burim përfitimesh dhe liheshin të vdisnin pa ilaçe e mjekime, është alarmi më i madh i kohëve të fundit, ndërsa qeveria me propagandën e saj është munduar që me faj të vesh vetëm mjekët, duke hequr nga vetja çdo lloj përgjegjësie.

Publikuar nga Publik Media