E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeverisë i erdhi fundi, s’ka më para, po i lan borxhet pasanikëve”
Politikë

Qeverisë i erdhi fundi, s’ka më para, po i lan borxhet pasanikëve”

Me tone të forta kundër një buxheti që nuk është për shqiptarët, ka folur kreu i grupit parlament të LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Duke komentuar votimin në parim nga shumica qeverisëse të projektbuxhetit në Kuvend, Vasili ka theksuar se “Dje u shënua armiqësia mes qeverisë dhe pasanikëve të mëdhenj klientë të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës”.

Sipas Vasilit, kjo shënon edhe “fundin e qeverisjes për një arsye shumë të thjeshtë, kur të paraqitet buxheti i radhës i 2019, qeveria nuk do arrijë ta paraqesë, nuk ka nevojë për kryeministër, secili mund të pajtonte financier të zotin, pasi do shpërndante paratë e koncesioneve. Qeveria ka humbur dje mundësitë politikë për prioritetet, strategjitë, rrugën ku do eci vendi, nuk ka më para, po i shpërndan ato te secili prej pasanikëve të mëdhenj klientë, dhe kjo e kthen qeverinë në institucion që i lan borxhet pasanikëve dhe i heq të drejtën familjeve për të vazhduar jetën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.