Qendra Spitalore Nënë Tereza ka njoftuar ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Nertila Kodra Gora.
Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve, QSUT njofton se ajo i shërbente spitalit prej 27 vitesh.
Reagimi i QSUT:
QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora.
Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.
Në këtë moment të vështirë, stafi i QSUT-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.
Pusho në paqe, Nertila. Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje të përjetshme.”, thuhet në reagim.