E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët e Tiranës thithin vdekjen çdo ditë
OP-ED

Qytetarët e Tiranës thithin vdekjen çdo ditë

Ne zgjohemi çdo mëngjes. Hapim dritaren. Marrim frymë.

Dhe pa e ditur… thithim vdekjen.

Shqipëria renditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në Europë.
Vdekshmëria nga ndotja është tre herë më e lartë se mesatarja e BE-së dhe OBSH-së.

2300 jetë të humbura nga ajri që thithim.
Jo nga lufta.
Jo nga pandemia.
Nga frymëmarrja.

Raporti “State of Global Air” flet qartë: grimcat PM2.5 dhe PM10, të prodhuara nga djegia e karburanteve dhe ethet e betonit, po na vrasin në heshtje.

Tirana është kthyer në një dhomë gazi urbane.
Kulla që ngrihen çdo javë.
Skela që mbysin qiellin.
Trafik i pafund me makina 18-vjeçare, 70% me naftë, shumica Euro 0 deri Euro 3 — standarde të hedhura në kosh prej vitesh në Europë.

Dhe ne vazhdojmë të marrim frymë akoma.

Në 600 banorë, një vdekje lidhet vetëm me ndotjen e ajrit.
Në Shqipëri ka mbi 46 mijë persona me sëmundje kronike të mushkërive.
Vetëm në Tiranë, 154 vdekje i atribuohen ndotjes nga katër sëmundje kryesore.

Kancer.
Astma.
Sëmundje zemre.
Demencë.

Ajri është kthyer në diagnozë.

Nga 21 Dhjetori, Rruga e Kavajës dhe Zogu i Zi.

Aty ku fëmijët dalin nga shkolla dhe thithin PM2.5 — grimca aq të vogla sa depërtojnë thellë në mushkëri.
NO₂ tejkalon deri 4 herë normat e lejuara.
Standardet e BE-së janë dyfishuar.
Standardet e OBSH-së trefishuar.

Institucionet flasin për mass në kuadër të ligjit vetem në letër.

Shqipëria regjistroi 3,551 vdekje në vitin 2023 të lidhura me ekspozimin ndaj PM2.5 mbi normat e BE-së.

Ky është alarm kombëtar?
Nuk kanë të ndalur lejet e kullave.
Tirana Ka beton.
Ka trafik.
Ka heshtje.

Ajri nuk ka ngjyrë politike.
Nuk voton.
Por vret.

Fëmijët janë më pranë tokës — aty ku përqendrohet ndotja.
Gratë shtatzëna.
Të moshuarit.
Qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë një filtër ajri për shtëpinë.

Ne nuk po flasim për estetikë urbane.
Po flasim për jetë.

Ndërsa në Elbasan, ndotja industriale është dyfish mbi normat e BE-së.
Në Korçë, sobat me qymyr.
Në Durrës, fluksi sezonal shton dyfish ndotjen.

I gjithë vendi po merr frymë rëndë.

Dhe ndërsa ne diskutojmë projekte, fasada dhe investime, ajri është kthyer në kancer.

Kjo nuk është statistikë.
Është kambanë alarmi.

Të marrësh frymë në Tiranë është rrezik.
Të jetosh në Tiranë është dënim biologjik.

Sepse sot në Shqipëri, nuk po jetojmë normalë, cdo minut
ne po thithim vdekjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.