E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e gjen më kollaj një ministër pa dosje në Spak se një pronar restoranti në JUG një kamarier
Lajme

Rama e gjen më kollaj një ministër pa dosje në Spak se një pronar restoranti në JUG një kamarier

Ermal Hasimja

Nja 2 reflektime për turizmin:
1. Më duket se turistë ka më pak se vjet. Gjithsesi shumë më pak se pritshmëritë.
2. Qeveria ngatërron qëllimshëm turistët me përdoruesit e Rinasit dhe portit të Durrësit. Mes turistëve numëron edhe Valonin prej Gjeneve që shkon me makinë në Prishtinë, edhe Draganin e Nikshiqit që shkon në Londër prej Tirane se ka gjetur bileta më të lira.
3. Çmimet janë rritur, por jo shumë. Te restorantet jemi ende 2 herë më lirë se në Paris a Romë dhe nja 30% më lirë se në Spanjë e Greqi.
4. Para se të shani pronarët për rritjen e çmimeve pyetini njëherë si ia bëjnë për të gjetur staf dhe sa u kushtojnë rrogat. E ka më kollaj Rama të gjejë ministër pa dosje në SPAK sesa një pronar restoranti një kamarier. Hotelet e restorantet duhet të gjejnë punonjës sezonalë për një sezon 2-3 mujor. Ka një arsye pse kudo kanë nisur të shfaqen punonjës aziatikë ndërkohë që kafet e Tiranës janë plot me të rinj që nuk e ulin hundën me punë të tilla “jodinjitoze”.
5. Shteti punon vetëm për taksat e gjobat. Për të tjerat …. Vlora e Shëngjini, plehrat kudo, e tregojnë qartë. Vazhdon tradita e punimeve në rrugë në mes te sezonit.
6. Kam njëfarë shprese se sipërmarrësit do t’ia dalin t’i përshtaten situatës duke përmirësuar veten e duke u bërë më konkurrentë.
7. Pyetja e madhe është: a do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë tërheqëse përpara se të mbarojë turizmi i kureshtjes dhe turizmi i çmimeve të lira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.