E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama është mallkim për vendin edhe një mandat, në djall po nuk e kuptuat!
OP-ED

Rama është mallkim për vendin edhe një mandat, në djall po nuk e kuptuat!

Ergys   Mertiri

Nëse kjo ndodh dhe ky popull nuk arrin të kuptojë se ku ka rënë, me vjen keq, por e meriton të shkelet me këmbë!

Kurre nuk kam qene kaq i politizuar sa sot, sepse kurre nuk kemi pasur kete nivel degradimi te pushtetit sa sot.
Kurre nuk kemi pasur pjesemarrje te krimit te organizuar ne parlament e institucione te larta drejtuese.

Kurre nuk kemi pasur kete nivel kriminalizimi te te gjithe shoqerise, te shfaqur ne menyre uleritese ne hashashizimin e bujqesise dhe shifrat marramendese te eksportit te lendeve narkotike. Kurre nuk kemi pasur nje monopolizim te tille te mediave dhe biznesit ku nuk ka asnje televizion e asnje gazete qe te jete plotesisht opozitare.

Kurre nuk kemi pasur kete nivel te mashtrimit politik te shfaqur ne milionat e derdhura per fasada si dhe ne zhvillimin e industrise se filmit propagandistik, ku vete qeveria eshte kthyer ne kinostudio duke prodhuar me shume materiale filmike per televizionet sesa qeverisje.

Kurre nuk kemi pasur kete nivel te cinizmit qeveritar ku mungesa e argumenteve dhe programeve mbushet me barcaleta, humor te zi, e shakara bajate kryeministrore.

Kam dale hapur kundra qeverise, jo se mbeshtes PD-ne, por sepse mendoj se Rama eshte nje mallkim qe ky vend nuk mund ta mbaje edhe per nje mandat.

Nese kjo ndodh dhe ky popull nuk arrin te kuptoje se ku ka rene, me vjen keq, por e meriton te shkelet me kembe!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.