E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OP-ED

Rama është i çekuilibruar me një vizion psikopatik për qeverisjen

Ergys Mertiri

Nuk jam dhe nuk kam qenë  ndonjeherë anëtar i PD-së dhe nuk kam ndërmend të jem. Kam qenë kritik ndaj kësaj partie kur ajo ishte në pushtet. Kam shkruar atëherë se përkrah edhe votën e bardhë, si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së atëhershme.

Por sot jemi në një situate ku vendi është përballë një kërcënimi të madh. Rama është një njeri i çekuilibruar me një vizion psikopatik për qeverisjen e cila po e çon këtë vend drejt shkatërrimit.

Këto katër vjet kanë treguar se ai eshte i paaftë për të pranuar ndarjen e pushteteve duke shtënë gjithçka në dorë, ndërsa ka një vullnet të frikshëm për të çuar deri në fund marrëzite e veta.

Shqipëria po shkon drejt një shkatërrimi të organizuar, të lustruar me ambalazh vezullues.
Për këtë arsye, kam shprehur hapur se jam pro çadrës, pro një rezistence kundër kesaj qeverie, pavaresisht objeksioneve dhe pakënaqesive që mund te kem ndaj saj.

Eshtë e kuptueshme dhe shumë njerëz që mblidhen rreth PD-se nuk kanë moralin e duhur per t’iu bashkuar, por përballë rrezikut që vjen nga qeveria dhe një pushtet që po fuqizohet duke u shndërruar në një përbindësh, kjo bëhet e kapërcyeshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.