Rama ‘fëlliq’ kryebashkiakun e Kukësit: Nuk dëgjon as nuk kupton
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e “Paketës së Maleve”, ku gjatë fjalës së tij iu drejtua kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj.
“Po më dëgjon, kryetar? Nuk e di nëse më kupton plotësisht, sepse një nga arsyet kryesore pse u krijua kjo paketë ishin pikërisht kuksjanët, pasi interesi për të investuar në zonë është shumë i madh, veçanërisht nga ata që jetojnë jashtë vendit.
Janë bërë pesë muaj që ke në dorë të gjitha mjetet dhe ende nuk ke dorëzuar hartën, e cila është mjaft e thjeshtë l, nuk ka ndonjë shkencë aty. Përjashto qytetin dhe lëre pjesën tjetër të territorit, përveç zonave të mbrojtura, brenda kësaj pakete,” tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



