E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama filloi avazin e vjetër: Monologun javor
Politikë

Rama filloi avazin e vjetër: Monologun javor

Me anën e një video selfie Kryeministri edhe të dielen ka bërë politikë. Nisur nga  eksperienca e katër viteve të shkuara ka rinisur çdo të dielë video të regjistruar në kanalin privat ERTV .

Rama uroj zgjedhjen e Rucit dhe e vuri theksin tek 4,5 milione certifikata qe printohen ne vit ketu tek ne. Ne Itali printohen vetem 1 milione te tilla ne vit..!Kryeministri Edi Rama iu rikthye zakonit të vjetër të “monologut javor” të së dielës në Facebook.

Këtë herë nuk mjaftua me qëndrimin në tavolinën e tij duke duke mbajtur në sfond portretin e Ismail Qemalit dhe grafikat e tija ekstravagante, por e nisi transmetimin LIVE që nga dera e hollit që të çon në zyrën e tij. Për të gjithë ata që nuk kanë pasur fatin të shkelin në ato korridore Rama zbuloi pa dashje edhe ato hapësira mjaft të rezervuara, ndërsa pa dashje tregoi edhe ndonjë detaj interesant.

Kështu për shembull në paradhomën e zyrës së tij qëndron koshi i basketbollit. (foto poshtë) Mund të jetë selia e vetme kryeministrore në Europë, por ndoshta edhe në botë që të ketë një aksesor të tillë në këtë zyrë mjaft të rëndësishme.

Sapo hyn në zyrën e kreut të qeverisë vihet një mori topash basketbolli dhe disa bluza të varura.
Më tej mbi nga dollapët e zyrës shihet një shishe. Mbishkrimin e ka “Juventus” skuadra e tij e preferuar, por nga forma nuk do të ishte çudi që ajo të përmbajë ndonjë alkool të fortë.
Në krah të shishes “Juventusit” disa kuti në gjuhën kineze. Dhurata ndoshta.


Më tej fotoja e Ismail Qemalit. Ndërsa nuk pranoi të mbajë foton e Bujar Nishanit si President i Republikës si zor Rama të mbajë foton e Ilir Metës në zyrën e tij.
E mbyllin më tej të tjera orendi ndërsa siç shihet e gjithë zyra është e veshur me grafikat e kryeministrit.

Kreu i qeverisë u mundua ta mbajë kamerën të drejtuar nga poshtë lartë duke treguar më së shumti tavanin, por disa detaje nuk mundi t’i fshehë.

Per me shume ndiqni videon:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155128592711523/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.