Rama i hedh ‘benzinë zjarrit’ dhe kërcënon studentët: Do ta paguani
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me situatën e krijuar nga protestat dhe aktet e dhunës në Tiranë.
Kërcënimet dhe paralajmërimi ligjor
Rama deklaron se, sipas tij, përpjekjet për ta kthyer Shqipërinë pas nuk do të kenë sukses. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëron përgjegjësi ligjore për personat e përfshirë në ngjarje.
Rama paralajmëron përgjegjësi ligjore për protestuesit
“Maska të verbër përpara me zjarr e me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë, në humnerën nga ku e nxorëm. Janë orë të vështira që do t’i kalojmë bashkë, sepse Shqipëria do të vijojë të ngjitet në rrugën drejt Europës. Kush mendon se ligji është larg, gabon. Kush ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë”, shprehet Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



