E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiçit”
OP-ED

“Rama kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiçit”

Basir Çollaku

Për kë “kor historik” e ka fjalën narkogjatësia?

Narkogjatësia reagon jo ndaj Snezhana Paunoviçit, por ndaj reagimeve kundër saj!!!!
Ndërkohë vetë Vuçiçi u distancua prej saj që nga Kievi!!!
Kë quan “kor histerik” narkogjatësia?

Qeverinë e Kosovës që e shpalli ministren serbe “non grata” dhe i përgatiti kallëzim penal?
Komisioneren Marta Kos që u shpreh e shokuar nga deklaratat e ministres dhe pyet si ka mundësi që ajo mbahet ende në detyrë?!
Zëdhënësja e Komisionit Europian Anita Hipper që e dënoi më fort se MPJ jonë deklaratën e Paunoviçit?
Apo qeveria britanike që e dënoi që në momentet e para?
Apo deputeti gjerman Adis Ahmetoviç?
Apo vetë 35 deputetë të parlamentit serb që kërkojnë zyrtarisht shkarkimin e menjëhershëm të Snezhanës?
Nuk ka faj cilësuesi i “korit histerik”, për aq kohë sa mbetet historike thënia e gazetarit gjerman Michael Martens i Frankfurter Allgemeine Zeitung për të : “Edi Rama është pa dyshim kryeministri më i mirë që ka patur Serbia që nga koha e Nikola Pashiçit”…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.