E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbledh ‘klanin’ e PS para nisjes për Bruksel, Balluku s’largohet
Lajme

Rama mbledh ‘klanin’ e PS para nisjes për Bruksel, Balluku s’largohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste paraditen e sotme, pak orë përpara nisjes së tij drejt Brukselit. Mbledhja zhvillohet në një moment tensioni politik dhe institucional, ndërsa në fokus është edhe situata e krijuar pas vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë e takimit është edhe Belinda Balluku, e cila, ndonëse e pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, vijon të marrë pjesë në mbledhjet e grupit si deputete e Partisë Socialiste. Prania e saj në këtë mbledhje vjen në një kohë kur çështja e saj pritet të zhvendoset në Kuvend.

Pas zhvillimeve në Gjykatën Kushtetuese, hapi i radhës pritet të jetë mbledhja e Komisionit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut. Prokuroria e Posaçme synon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me akuzat për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërkohë, kryeministri Rama pritet të niset rreth orës 14:00 drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Në qendër të diskutimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe ecuria e reformave që lidhen me procesin integrues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.