Rama me sipërmarrësit, fajin e dështimit ia lë LSI
Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ata që ai i njeh si sipërmarrës të mëdhenj. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edi Rama ka sulmuar të gjitha institucionet që drejtoheshin nga LSI-ja, duke ia vënë fajin atyre për dështimin.
Rama nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për ministritë dhe institucionet që në 4 vitet e kaluara drejtoheshin nga socialistët.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Besoj se ju keni eksperienca të jashtëzakonshme me budallallëqet e administratës shtetërore dhe me marrëzitë që kërkohen prej jush, kur duhet të mbushni një dokumentacion, kur duhet të kaloni në Doganë, kur i drejtoheni atyre agjentëve – sesi quhen ata atje që do të largohen njëherë e përgjithmonë brenda 100 ditëve, ata me bluxhinse dhe me ato çantat e vogla me rrip, që bëjnë ndërmjetësin atje. Se çfarë ndërmjetësojnë ata unë s’e kam marrë vesh dot kurrë, por shyqyr që na e dha popullin mandatin vetëm, që tani të mos kemi më sikletin se po ngacmojnë ndonjë komshi – me ata zhabulanë atje, që me demek ndërmjetësojnë proceset ndërmjet sipërmarrësve dhe shtetit, një tufë sekserësh të zyrtarizuar që shëmtojnë pamjen, lëre më pastaj atë portin e Durrësit, sidomos, që e solla vetëm një shembull.
Policinë gri e kemi kthyer në kazermë, nuk dalin më në rrugë sapo të fshihen dhe nga legjislacioni do të ikin në shtëpi përfundimisht
Inspektoriatet i kemi mbyllur dhe të rrinë nëpër shtëpira që të lënë njerëzit të marrin frymë. Se realisht janë banda që lëshohen në emër të mjedisit, të mbrojtjes së peshqve, kullotave dhe kujt i bien në qafë?
Çdo njeriu që bën një punë, çdo njeriu që merr një kazmë për të bërë punë e shkojnë i thonë: jo këtë, jo muzikë e lartë…Këta duhet të largohen nga qafa e popullit shqiptar. Përveç tatimeve dhe Doganave që vazhdojnë normalisht, edhe vetë është në kazermë dhe lëviz me një leje të posaçme e të kufizuar.
Nëse ju nuk do të bëheni palë me ne dhe të mbroni veten tuaj përmes nesh, pra, e kam fjalën të ngrini telefonin se pastaj zgjidhet. Duhet të arrijmë në ditën kur ministrat të ngrihen në këmbë kur hyn një investitor ti madh. Të merret vesh se kur cenohet një sipërmarrës, ta dihet se fjala shkon në sekondë në zyrën e kryeministrit.
Mjafton që ju t’i jepni urdhër të gjitha zyrave tuaj që në momentin kur këta shfaqen, duke filluar nga veshja, mos i pranoni. Nëse vijnë në orarin e punës me bluxhinse, me bluza me shqiponja me tre koka, me germa hallowin, duhet t’i refuzoni dhe të njoftoni që i refuzuam. Që këtu duhet të fillohet. Ta shikojnë veten njëherë në presion, të mos vijnë me shapka.
Mos i pranoni dhe ju të viheni në siklet nga këta me shapka, që kanë ato çanta që nuk dihet çfarë kanë brenda: pistoletë apo bukë me vete.
Ju qeshni se i dini, po këtu për të qeshur këtu jam unë që janë lejuar këta që kanë bërë ligjin në oborret e kompanive tuaja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



