Rama me video satirike për 11 majin; Berisha-Lapajt: Xhemali të rrahë Xhelalin

Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, i cili në 11 maj synon mandatin e katërt rradhazi për të qeverisur vendin, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video satirike ku personazhe të saj janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj.

Video satirike nis me kreun e PD që flet për një “hartë të masakrës elektorale”, duke akuzuar Qeverinë për manipulim zgjedhjesh.

Më pas vijon Lapaj, i cili sjell në vëmendje se zgjedhjet janë me lista të hapura dhe vota e popullit është e shenjtë, por Berisha e ndërpret.

Kreu demokrat sulmon qeverinë përmes metaforave si “narkoRama” dhe “vota e rreme e diasporës”, ndërsa Basha përmend SHBA dhe ironizon me statusin “non grata” të kreut të PD.

Lapaj shpërfillet nga Berisha, i cili i thotë se “populli na duhet për revolucion, jo për një mandat që nuk i duhet as dreqit”.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën…

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë. Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty…7×7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!

Lapaj: Po populli?

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen….Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he he he…Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!

Publikuar nga Publik Media