E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nis “furçat” me Kinën: Na konsiderojnë si “pika e mjaltit”!
Lajme

Rama nis “furçat” me Kinën: Na konsiderojnë si “pika e mjaltit”!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në parkun e madh eolik të Tropojës, nga ku e cilësoi këtë investim si një dëshmi të rrugëtimit të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Mes deklaratave optimiste dhe premtimeve ambicioze, që sipas kritikëve rrezikojnë të mbeten në nivelin e retorikës politike, kreu i qeverisë u shpreh se brenda kësaj dekade Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të dalë në tregjet ndërkombëtare për të blerë energji, por përkundrazi do të shesë prodhimin që tejkalon kërkesën e brendshme.

“Energjia sektori i garave të hapura ndërkombëtare, në fund të dekadës energjia nga era dhe dielli do jenë 30%. Avantazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë, u tha se ne jemi 100 % të gjelbër në prodhimin e energjisë dhe nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit. Ndaj edhe kompanitë e shohin me shumë. Duke u rikthyer te partneriteti trepalësh me Emiratet dhe Italinë, arsyeja se janë të fokusuar tek ne, nuk është se unë vesh atlete të bardha, por sepse Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër.”, tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi rolin strategjik të vendit në hartën gjeopolitike dhe ekonomike, duke e konsideruar Shqipërinë si një pikë me rëndësi të veçantë për interesat ndërkombëtare.

“Shqipëria është një pikë me kapacitet të madh strategjik. Kinezët që janë civilizimi më i vjetër nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.