Rama po djeg afatin 3-mujor për të shpëtuar Belinda Ballukun qe ka kërcënuar zyrtarët e drejtësisë me banda
Në raportin e depozituar në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit e Partia Demokratike e Shqipërisë argumentojnë se situata juridike e saj është rënduar ndjeshëm, pasi hetimet janë zgjeruar përtej dy procedurave fillestare të prokurimit.
Kërkesa për autorizim lidhet me intensifikimin e hetimeve nga SPAK. Nga dy procedura për të cilat u vendos masa e pezullimit nga detyra, hetimi tashmë përfshin tetë episode penale, si dhe një koncesion. Sipas prokurorisë, kjo ndryshon raportin mes rëndësisë së faktit dhe masës së sigurimit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, theksoi se ligji kërkon që masa e sigurimit të jetë në përpjesëtim me rëndësinë e veprës dhe sanksionin e mundshëm. Shtimi i fakteve të reja dhe përsëritja e të njëjtës mënyrë veprimi me të njëjtët bashkëpunëtorë, sipas tij, përbëjnë rrethana rënduese.
Kreu i SPAK , Klodian Braho argumentoi se çdo episod penal trajtohet më vete në momentin e dënimit. Teorikisht, nëse dënimet maksimale për secilën vepër mblidhen, ato mund të arrijnë deri në 35 vite burg. Por sot gjykata Kushtetuese i la ne fuqi m per Ballukun, e cika u shkarkua dy dite me pare nga kryeministri Rama.
por zhvillimet e reja sipas prokuroreve te SPAK, kanë ndryshuar situatën procedurale.
Sipas prokurorisë, shtimi i gjashtë fakteve të reja penale dhe indiciet për tre të tjera kanë diktuar kërkesën për autorizim nga Kuvendi për paraqitjen në gjykatë të një mase më të ashpër sigurimi, si “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.
Prokuroria argumenton se mosndërhyrja në këtë fazë mund të krijojë rrezik për cenimin e hetimeve apo ndikim mbi provat, ndërsa vlerësimi përfundimtar mbi masën e sigurimit i takon gjykatës.
Ndersa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon drejtësinë dhe po rrezikon procesin e integrimit europian të vendit.
Sipas tij, Rama ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për të mos ndërhyrë në drejtësi dhe po vepron për të mbrojtur interesat personale. Berisha e cilësoi situatën si një moment kritik për shtetin ligjor dhe bëri thirrje që qytetarët të protestojnë para Kuvendit ditën kur do të diskutohet kërkesa për imunitetin e Belinda Ballukut.
Ai deklaroi se mbrojtja e Kushtetutës, ligjit dhe procesit të integrimit në Bashkimin Europian kërkon reagim qytetar, duke theksuar se vendimi përfundimtar i takon Kuvendit dhe më pas gjykatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



