E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama s’e lëshon Karçanajn, i qan hallet publikisht: Jeton me qira!
Lajme

Rama s’e lëshon Karçanajn, i qan hallet publikisht: Jeton me qira!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën rreth Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe drejtorit të saj, Mirlind Karçanaj, duke theksuar se hetimet duhet të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe pa presion publik që cenon punën e institucioneve.

Sipas Ramës, AKSHI është një institucion që ka marrë vlerësime për punën e bërë në procesin e digjitalizimit dhe nuk duhet të kthehet në një objekt sulmesh që, sipas tij, krijojnë presion psikologjik mbi specialistët dhe inxhinierët që punojnë aty. Ai theksoi se stafi i këtij institucioni ka punuar për vite me radhë pa orar për të realizuar projekte të rëndësishme për administratën publike dhe shërbimet online për qytetarët.

Kryeministri nënvizoi se hetimi i çdo rasti është i domosdoshëm, por theksoi edhe rëndësinë e respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë. Sipas tij, çdo person i përfshirë në një proces hetimor duhet të ketë mundësinë të mbrohet dhe të dalë përpara drejtësisë pa u paragjykuar publikisht.

Në reagimin e tij, Rama kritikoi mënyrën se si, sipas tij, krijohen narrativa publike që i paraqesin zyrtarët si të pasuruar në mënyrë të paligjshme, duke përmendur rastin e Karçanajt, për të cilin tha se janë përhapur akuza për vila dhe makina, ndërkohë që, sipas tij, jeton në një banesë me qira.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për efektin që mund të kenë proceset hetimore të zgjatura mbi administratën publike. Rama përmendi rastin e drejtuesve të institucioneve shtetërore që qëndrojnë për muaj të tërë nën masa sigurie pa një vendim përfundimtar, duke shtuar se nëse në fund rezultojnë të pafajshëm, mbetet pyetja se kush mban përgjegjësi për pasojat profesionale dhe personale që ata kanë pësuar.

Sipas tij, situata të tilla kanë krijuar edhe një klimë frike në administratë, ku disa zyrtarë shmangin marrjen e vendimeve apo firmosjen e dokumenteve nga frika e hetimeve të mundshme, ndërsa të tjerë janë përballur me pasoja psikologjike që kërkojnë edhe ndihmë profesionale.

“Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si AKSHI, i cili është duartrokitur, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe inxhiniere, vajza e djem që me në krye të drejtorit të atij institucioni kanë punuar pa orar. Meqë janë bërë të gjitha këto nuk mund të hetohet, jo përkundrazi që po.

Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe t’u jepet mundësia të hetohen deri në momentin që dalin të pafajshëm ose jo. Jo, një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që ka krijuar për të arrestuar dhe masakruar tenxhere dhe tenxhere, dukeni vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira.

Çfarë fiton shteti, se këtu flasim për shtetin, si shteti garanton të gjithëve lirinë të drejtën e punës dhe të drejtën e marrjes së vendimeve, natyrisht garanton të gjithë, cilido vendimet e veta realizon qëllime të fshehta, nuk është i pandëshkueshëm. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh edhe ai në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë edhe për të tjerët, për njerëz që janë në burgje dhe nuk i është bërë gjyqi.

Çfarë ndodhi sikur të jetë e vërtetë. Ka plot e përplot të pafajshëm që kanë kaluar eksperienca trauamtike në prokurorinë e pavarur, e ku janë sot, e dini ku janë, e kanë lënë punën në shtet ose vazhdojnë , por gëzojnë një status të vetë-fituar dhe vetë-pranuar, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika, disa kurohen nga psikologë,” tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.