Rama “sistemon” Holta Zaçajn tek Banka e Shqipërisë
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është emëruar zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë, duke shënuar një moment historik si gruaja e parë që mban këtë funksion.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës, pas propozimit të Guvernatorit të institucionit. Emërimi i saj në detyrën e Zëvendësguvernatorit të Parë u bë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për funksionimin e bankës qendrore.
Në njoftimin zyrtar, Banka e Shqipërisë thekson se përzgjedhja e Zaçajt është bërë në bazë të nenit 44 të ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke respektuar procedurat përkatëse institucionale.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm jo vetëm në aspektin institucional, por edhe për përfaqësimin e grave në pozicione të larta drejtuese në sektorin financiar dhe atë publik në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



