Rama sulmon krerët e partive të vogla: Ballisti Agron dhe komunisti Arlind
Teksa foli për reformën në drejtësi, për të cilën tha se mazhoranca socialiste vazhdon ta mbështesë, kreu i qeverisë sulmoi edhe drejtuesit e partive të vogla.
Rama: Shikojini vetë rreth e rrotull që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që ju shkoni e hyni në zyrat e Kuvendi ti takoni përditë korridoreve, te filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e bulevardit poshtë dritares tonë, deri tek ballisti Agron dhe komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u ti hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl dhe tjetrit për kasollen me yll. Nuk ta relativizoj problematikën e mprehtë, shumë të mprehtë të efekteve anësorë të reformës në drejtësi, por dua të sigurohem që të gjithë ne këto do ta mbajmë shumë fort parasysh beben, përpara se të derdhim ujin e pistë dhe do ta derdhim

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, kur sulmoi drejtësinë dhe tha se sistemi gjyqësor “po gjymton pavarësinë e dy pushteteve të tjera”.
Shehaj thekson se kryeministri Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e vërteta të shqiptarëve, siç është bllokimi prej mëse një jave i qarkullimit të 1/3 së shqiptarëve të Jug-Lindjes së vendit.
Ndërkohë që qytetarët që kanë probleme dhe duan të vijnë në Tiranë nga Korça apo Librazhdi e anasjelltas, nuk kanë ende një datë se kur do të hapet rruga, Shehaj thekson se Rama po mbron zv.kryeministren Balluku nga arrestimi që kërkon SPAK dhe sulmon drejtësinë.
“Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e shqiptarëve. Ka mbledhur grupin parlamentar me një çështje të vetme: Si të shpëtojmë Belinda Ballukun? 1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, nuk vjen dot në Tiranë, nuk gjen dot informacionet mbi kur do hapet rruga, por ama gjen argumentet e Edi Ramës të sotshme se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestohet nga SPAK-u”, thekson Shehaj.
Deklarata:
Nëse je një banor i Korçës, i Pogradecit, apo i Librazhdit dhe ke nevojë të vish në Tiranë për një problem shëndetësor, ndez televizionet dhe shikon se çfarë po thonë në lidhje me hapjen e rrugës se nuk ka akoma një datë.
Dhe çfarë zbulon kur ndez televizorin?
Shikon: “Gjyqësori, ndërhyrje gjymtuese në pushtetin legjislativ”.
Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e shqiptarëve.
Ka mbledhur grupin parlamentar me një çështje të vetme: Si të shpëtojmë Belinda Ballukun? 1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, nuk vjen dot në Tiranë, nuk gjen dot informacionet mbi kur do hapet rruga, por ama gjen argumentet e Edi Ramës të sotshme se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestohet nga SPAK-u.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



