Rama uron 34-vjetorin : Flamuri i PS është ngjitur shumë lart!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“MIRËMËNGJES 😊
Dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim.”

Kreu i qeverisë i referohet rezultatit të zgjedhjeve të fundit, duke theksuar mbështetjen e gjerë që Partia Socialiste mori nga qytetarët, si një konfirmim i vizionit të saj për integrimin evropian të vendit deri në vitin 2030.

Postimi vjen në një ditë simbolike për Partinë Socialiste, e cila u themelua më 12 qershor 1991.

Publikuar nga Publik Media