E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyq: S’dua të pyetem
Flash

Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyq: S’dua të pyetem

Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.

Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit që nga gjykata e posaçme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por një vendim i gjykatës së lartë vendosi ta kthejë dosjen për gjykim në apel.

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk do të pyetet pasi sipas tij nuk ka çfarë të thotë.

“Nuk dua të pyetem se nuk kam çfarë të them”, tha Rexhepi.

Ndërkohë, gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Gjykata e shtyu seancën me 26 qershor, ora 10:00.

Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij.

Hetimet kanë zbuluar se pas ngjarjes fshihen elementë të fuqishëm të krimit të organizuar ndërkombëtar, me lidhje në trafikun e drogës dhe llogari të prishura mes grupeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.