Rama:Mos më hyni mik, harrojini emërimet e drejtorëve
Rama ua thotë troç deputetëve: tani ka vetem konkurs
Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka qene i prere sot gjate mbledhjes me deputetet e grupit parlamentar. Pasi mbylli takimin me ministrat dhe kryesine e Grupit, gjate takimit me dyer te mbyllura Rama mesohet se u ka dhene porosi te prera te gjithe deputeteve.
Rama është treguar i prerë me deputetët duke thënë: “Harrojini emerimët e drejtorëve. Do te jenë me konkurs. Na propozoni emra, por po fitoi ndonje tjetër më i mire, mos më hyni mik. Rekrutojini me parti pasi të bëhen drejtora pas konkursit”,
Nderkohe me heret, Rama kerkoi që të ketë bashkëpunim me opozitën për të ruajtur frymën e konsensusit të 18 majit.
“Të bëjmë debat konstruktiv. Duhet të shmangim sa më shumë të jetë e mundur përplasjen. Të respektojmë frymën e 18 majit për konsensus dhe të bashkëpunojmë me opozitën,” mësohet të ketë thënë Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



