E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramush Haradinaj rrëfen vrasjen e vëllait dhe luftën ndaj Serbisë
Lajme

Ramush Haradinaj rrëfen vrasjen e vëllait dhe luftën ndaj Serbisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë një nga kujtimet më të dhimbshme të jetës së tij gjatë një aventure në mal me emisionin “Të Guximshmit”.

Haradinaj u ndal te vrasja e vëllait të tij, Luan Haradinajt, në vitin 1997, duke rrëfyer vështirësinë emocionale për të pranuar humbjen e një prej njerëzve më të afërt të familjes.

Ai e përshkroi këtë ngjarje si një moment që ndryshoi gjithçka për të, ndërsa kujtoi edhe dhimbjen e përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Rasti i pritës kur isha me vëllanë, me Luanin, vrasja… Kur vritet i pari i familjes tënde, është një ndryshim i madh që nuk e pranon lehtë, e mohon. Luani është vrarë në ’97. Lufta ka qenë e vështirë, e dhimbshme, e dhunshme, edhe nga ana emocionale. Kur humb njerëz, është e rëndë”, u shpreh Haradinaj.

Rrëfimi i tij solli në vëmendje jo vetëm humbjen personale, por edhe peshën emocionale që shoqëroi vitet e luftës në Kosovë dhe humbjen e njerëzve të afërt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.