Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL
Shoqëria e sigurimit Sigal UNICA mbledh më shumë të ardhura dhe paguan më pak dëmshpërblime, sipas raportit të AMF për periudhën janar maj 2025. Krahasim të primeve dhe dëmeve të paguara nga secila kompani në treg gjatë periudhës janar-maj 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë tregon se kompania SIGAL, e Avni Ponarit, që ka pjesën më të madhe të kontratave në treg për momentin, renditet gjithashtu në krye të listës së kompanive më rënie të dëmshpërblimeve, në vlerë.
Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme. Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind.
Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme. Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind (shih grafikun).
INTERSIG ndërkohë renditet në krye të listës për rritje në përqindje të të ardhurave nga primet po ashtu në krye të listës për rënien drastike të dëmshpërblimeve, në përqindje. Kështu, në janar-maj 2024, INTERSIG arkëtoi rreth 6.2 milionë euro nga primet, kurse në janar-maj 2025, të ardhurat u rriten në rreth 7 milionë euro ose rreth 13.2% më shumë.
Nga ana tjetër, në periudhën janar-maj 2024 pagoi 3.9 milionë euro dëme, ndërsa në janar-maj 2025, shuma e dëmeve të paguara ra me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.4 milionë euro.
Nga të dhënat e AMF del se SIGAL është kompania e parë për numrin e dëmeve të lëna pezull për periudhën në fjalë. 1 në 3 dëme pezull janë të SIGAL, gjë që tregon se qytetarët e siguruar janë duke u sorollatur pa marrë dëmshpërlimet e tyre, gjë që normalisht ka dhënë kontributin në treguesit e mësipërm.
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – maj 2025 kapën vlerën 10,075 milionë lekë, ose 7.60% më shumë se në janar – maj 2024. Gjatë periudhës janar – maj 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 609,763 me një rritje prej 9.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.58% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.38% dhe risigurimi me 0.041% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.02% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.98% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – maj 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,304 milionë lekë, ose 5.59% më pak se në janar – maj 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – maj 2025 kapën vlerën 2,504 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 2.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2025 arritën rreth 6,043 milionë lekë, ose 13.03% më shumë se në janar – maj 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në janar – maj 2025, pati një rritje prej 12.73 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.29% krahasuar me janar – maj 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar – maj 2025 pati një rritje prej 15.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 15.32% krahasuar me janar – maj 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – maj 2025, pati një rritje 6.94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – maj 2024 dhe numri i kontratave u rrit me 5.35%.
Çfarë tregon kjo rritje e të ardhurave të shoqërive të sigurimit? Ky është efekti i lobimit shumëvjeçar të Avni Ponarit me shokë që rregullorja e re e llogaritjes së vlerës së sigurimit sipas sistemit bonus malus të shpërblente oligarkët e këtij sektori.
Ndërsa dëmet e paguara janë ulur. Pagesat e dëmeve gjatë janar – maj 2025 u ulën me 5.59% krahasuar me janar -maj 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,504 milionë lekë, apo 75.79% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Rregullorja në fuqi penalizon veçanërisht drejtuesit e automjeteve të vjetra dhe me motorë më të fuqishëm, të cilat janë më të përhapura në Tiranë dhe qytetet e mëdha.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, flota kombëtare ka një moshë mesatare prej 17–18 vitesh dhe shumica e mjeteve janë me motor mbi 1400 kubikë, çka i përjashton automatikisht nga përfitimi i lehtësirave.
Kjo do të thotë se edhe nëse një shofer është i rregullt, në praktikë ai vazhdon të paguajë më shumë për shkak të karakteristikave të mjetit apo vendbanimit, një mekanizëm që më shumë ndëshkon se shpërblen./Gijotina