E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon e merzitur Zegjine Çaushi: Nuk kam punuar roje, por juriste
Lajme

Reagon e merzitur Zegjine Çaushi: Nuk kam punuar roje, por juriste

“Nga rojtare objektesh” te deputete me privilegje, dosja e Zegjine Çaushit dhe reagimi i saj

Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, është një nga figurat më të komentuara të legjislaturës së fundit. Viraliteti i saj nuk lidhet me nisma ligjore apo debate parlamentare, por me gafat televizive, përplasjet me Gazment Bardhin dhe shprehjen që u shndërrua në meme: “O Gazooo, më rëntë pika!”

E ardhur nga listat e Partisë Socialiste në Fier, Çaushi nuk e fitoi mandatin me vota, por përfitoi vendin në Kuvend pas dorëheqjes së kandidates më të votuar. Burime të shumta brenda PS kanë treguar se afrimi i saj në listë nuk ishte rastësi – Zegjineja konsiderohej e preferuara e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sot, 27-vjeçarja paguhet mbi 5 mijë euro në muaj, së bashku me bonuset, dietat, përfitimet për deputetë dhe privilegjet që vijojnë edhe pas përfundimit të mandatit, përfshirë pensionin e posaçëm parlamentar.

Ky kontrast – nga një punëtore sigurie (sipas dokumenteve të dorëzuara në ILDKPKI) te një nga pozicionet më të privilegjuara në hierarkinë shtetërore – ka ngritur shumë pikëpyetje.

PUNËSIMET, LIDHJET POLITIKE DHE RRUGA E SHPEJTË DREJT PARLAMENTIT

1. Nga Illyrian Guard – drejt Kuvendit

Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKPKI, rezulton se deri më 12 shtator, ditën kur mori mandatin, Zegjine Çaushi ka qenë e punësuar si rojtare në shoqërinë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”.

Kompania administrohej nga ish-deputeti socialist Anduel Xhindi, bashkëvendës me Çaushin nga Roskoveci.

Nga kjo punë, ajo deklaron 244,681 lekë të ardhura në vitin elektoral.

KURSIMET QË NGREJNË DYSHIME

Për një 27-vjeçare me paga të ulëta, shifrat e kursimeve bien në sy:

• 14,987 euro në llogari bankare

• 197,237 lekë në një tjetër llogari

• 300,000 lekë “cash” në banesë

Të gjitha të deklaruara si para të kursyera nga rrogat e punësuese në administratë dhe kompani sigurie.

POZICIONET E TJERA DHE DOSJA E DEBATUAR

Në CV zyrtare dhe dokumente të tjera figurojnë edhe pozicione të mëhershme:

5. Specialiste në Emergjencat Civile – Bashkia Roskovec

6. Kryeinspektore e IMT

Në këtë detyrë, emri i saj është përfolur në një dosje hetimore, por e vetmja e pandehur ka mbetur ish-kryebashkiakja Majlinda Bufi.

7. Punonjëse në kompaninë “BA2 shpk”

E lidhur me persona të afërt me pushtetin lokal dhe qendror.

Së bashku, këto krijojnë profilin e një karriere të shpejtë, të mbështetur nga rrjetet politike të PS.

KONTRASTI: NGA PAGESA SI ROJTORE TE PRIVILEGJET E DEPUTETES

Sot, Zegjine Çaushi gëzon:

  • pagë + përfitime që tejkalojnë 5,000 euro/muaj

  • rimbursime ushqimi, karburanti, telefoni

  • bonus qiraje

  • të drejtën e përfitimeve edhe pas mandatit

  • pension të posaçëm

Nga ana tjetër, vetëm pak muaj më parë deklaronte rrogën e një punonjëse sigurie fizike.

Pyetja që ngre opinioni është e drejtpërdrejtë:

“Si nga rojtare objektesh tek deputete me paga dhe privilegje që pak shqiptarë i ëndërrojnë?”

REAGIMI ZYRTAR I DEPUTETES ZEGJINE ÇAUSHI

Pas qarkullimit të lajmeve dhe dokumenteve të ILDKPKI, deputetja ka reaguar me një deklaratë të fortë publike, duke kundërshtuar kategorikisht pretendimet se ka punuar si rojtare.

Sipas saj, pozicioni i saj real ishte juriste, jo roje sigurie.

Çfarë deklaron deputetja:

  • Ka punuar si juriste në “Illyrian Guard” nga 16 maj 2024 deri më 25 mars 2025.

  • Ka mbajtur më herët funksione si:

    1. Specialiste e emergjencave civile

    2. Kryeinspektore e IVMT

    3. Juriste në “BA2” shpk

  • Të ardhurat e saj janë të deklaruara dhe të justifikuara me dokumentacion zyrtar.

  • Largimi nga Illyrian Guard ka ndodhur më 25 mars 2025, jo në shtator 2025 – siç është raportuar në media.

Reagimi i plotë i deputetes:

“Të dashur qytetarë të Qarkut Fier, për ju ndiej detyrim të reagoj.
Me gjithë respektin e madh që kam për mediat dhe gazetarët, ju lutem të ushtroni profesionin tuaj brenda kufijve të informacionit të saktë dhe verifikimit paraprak. Qytetarët meritojnë të informohen drejt, jo të dezinformohen.

Pozicionet e mia ndër vite kanë qenë të qarta dhe të dokumentuara. Sa i përket të ardhurave të mia, ato janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht.
Largimi nga ‘Illyrian Guard’ ka ndodhur më 25 mars 2025, ndryshe nga sa është raportuar në media.
Transparenca do të mbetet parimi im kryesor dhe do të vijoj t’u përgjigjem çdo keqinformimi që cenon integritetin tim profesional.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.