E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reali nis  perfekt këtë  sezon në La Liga
Lajme

Reali nis perfekt këtë sezon në La Liga

2 ndeshje, 6 pikë të plota, 4 gola të shënuar, zero të pësuar. Në shifrat, Reali është perfekt në këtë fillim sezoni në La Liga, por sërish ekipi i Alonsos hasi jo pak vështirësi kundër modestëve të Real Oviedo-s pavarësisht se triumfi i pastër në shifrat 0-3 tregon të kundërtën. Alonso shijon në maksimum Kylian Mbappe, me yllin francez që realizoi një “dopietë” golash.

Në minutën e 37-të, Mbappe mori një assist të pastër nga Guler duke tunduar rrjetën. Ovideo nuk u dorëzua, besoi deri në fund së mund të riktheheshin në lojë, madje Sido me një goditje nga jashtë zonë tronditi shtyllën pingule. Për të qetësuar Alonso-n mendoi sërish Mbappe, me numrin 10-të që dyfishoi shifrat në minutën e 83-të. Në fund, në shtesë, ishte Vinicius që sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.

Me 6 pikë të plota, Real Madrid ruan hapin e Barcelonës dhe Villareal. Në përfundim të ndeshjes, Xavi Alonso feston për këtë trepikësh, por mbi të gjitha për formën e shfaqur nga Kylian Mbappe, autori i 3 gola në 2 ndeshjet e para: “Po rritemi dhe jam i lumtur. Mbappe ka rifituar 4 kg, aq sa kishte humbur gjatë Botërorit për Klube. Është mirë, më pëlqen shumë kur e shikoj duke bërë këto paraqitje”, theksoi Alonso.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.